Jeta së bashku

Pesë arsye pse nuk dishepullojmë (Pjesa 3)

Artikull
08.21.2025

Në dy postimet e mia të mëparshme, sugjerova tri arsye se përse të krishterët dhe kishat nuk dishepullojnë. Meqenëse jam profesionist në krijimin e programeve, e kam pak siklet për ta thënë arsyen e katërt që: kishat tona janë të varura ndaj programeve.

Po ju tregoj një shëmbëlltyrë të kohëve moderne, të cilën ma ka thënë një shok në një seminar teologjik. Ai që e pa, ka dhënë dëshmi, dhe dëshmia e tij është (me shumë gjasa) e vërtetë.

Një i ri hyn në një librari të krishterë në Çikago dhe pyet se ku ishin janë etiketat ngjitëse për në makinë. Asistenti e pyet seE pyeti asistenti, çfarë lloji po kërkontei?. Burri i thotëa se, dua donte të blinteej një etiketë ngjitëse me peshk. Mirëpo, aAsistenti iu përgjigj duke i thënë se ishin tha, oh më vjen keq por janë shitur të gjitha. KPas kësaj, burri iu përgjigjet:, “SI MUND TË UNGJILLËZOJ UNË PA NGJITËSEN ME PESHK?”

Ne si ungjillorë perëndimorë, jemi bërë gjithnjë e më shumë të varur ndaj kurseve, programeve, teknikave dhe metodologjive të ndryshme, për të bërë punën e ungjillëzimit dhe dishepullimit.

Tani, siç e thashë, unë po e shkruaj këtë postim si dikush që e ka zanat të shkruajë programe të mira. Kam punuar për tridhjetë vite të mira me shërbesat “Christianity Explored” dhe jemi përpjekur fort për të bërë programe sa më besnike biblike dhe sa më të thjeshta për t’u përdorur. Unë besoj se ato kanë shumë vlerë. I jam mirënjohës Perëndisë që në duart e duhura, këto programe mund të jenë me të vërtetë ndihmë e madhe.

Veçse në duart e gabuara? Programet bëhen një zëvendësim mediokër, i sforcuar, pa zemër, pa mendim përshtatës i dishepullimit të vërtetë. Dhe ç’është më e keqja, zhvillimi i këtyre programeve mund të na mashtrojë që të mendojmë se po “bëjmë” ungjillëzim dhe dishepullim kur në fakt, thjesht po ecim me rrjedhën, pa lutje dhe pa zemër. Kemi filluar të besojmë se magjia është në metodologji. Ne blejmë një produkt dhe presim që të funksionojë për ne, pa investim të mëtejshëm frymëror nga ana jonë.

Kjo ia behu fillimisht si një sinjal ankthi ne ungjill-dar-in tim (radarin ungjillor) rreth pesë vite më parë. Ne punonim fort për 18 muaj për të prodhuar një kurs të ri – duke hartuar pyetje për studimin biblik, duke shkruar dhe rishkruar biseda e skripte, duke testuar materialin në vende të ndryshme, duke rishkruar edhe më shumë, duke filmuar dhe duke redaktuar një seri DVD-je – kur pikërisht në ditën e publikimit, ndërsa të gjithë po qetësoheshin e po relaksoheshin, një letër u shfaq në postën time elektronike: “Faleminderit për kursin e ri,” thoshte pa kokëçarje. “Kur do të dalë tjetri?”

Po jua përkthej: “SI MUND TË DISHEPULLOJ UNË PA NJË PROGRAM TË RI?”

Vëllezër dhe motra, dishepullimi është vërtet i mundur pa programe. Jezusi shkroi një libër shumë të mirë për këtë.

Dhe programi – sado besnik të jetë ndaj Biblës – nuk e zëvendëson dot dishepullimin e vazhdueshëm personal. Të paktën jo atë dishepullim personal e të vazhdueshëm që pati ndër mend Jezusi te Mateu 28: “Shkoni, pra, dhe bëni dishepuj të gjitha kombet duke i pagëzuar në emër të Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë, duke i mësuar të mbajnë të gjitha sa ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju gjithë ditët, deri në mbarim të botës. Amen” (Mateu 28:19-20)

E para e punës, programet janë nga natyra “një masë për të gjithë”. Sado të përshtatura mund të jenë ndaj një demografie të caktuar (që di shkrim e këndim/gjysmë analfabetë/analfabetë/të rritur/adoleshentë/fëmijë etj.), ato nuk janë shkruar prej teje, prandaj nuk mund të jenë të qëndisura në mënyrë të përsosur për situatën në të cilën Perëndia të ka vendosur. Dikush që përdor gjithmonë të njëjtin grupim set pyetjesh të studimit biblik me çdo person që dishepullon, me shumë mundësi nuk po bën një punë të mirë. Po ashtu, prezantuesi në një DVD nuk mundet kurrë që të angazhohet me dikë drejtpërsëdrejti, ashtu siç mund ta bësh ti. Ai nuk mund të dëgjojë pyetjet specifike që i mundojnë zemrën personit dhe as t’u përgjigjet atyre drejtpërdrejt dhe në mënyrë biblike.

Së dyti, programet mund të nënkuptojnë se dishepullimi është çështje e ndjekjes së “procesit” të duhur, në vend të kultivimit të karakterit të duhur.

Një gjë që dihet është se karakteri i një fëmije formohet thellësisht nga karakteri i prindërve të tij. Në vend që të bëjnë atë që ne themi, fëmijët natyrshëm priren të bëjnë atë që ne bëjmë. Përkundrazi, teknikat dhe programet mund të krijojnë përshtypjen e nënkuptuar se ajo që ne themi është e rëndësishme, por ajo që bëjmë, jo edhe aq. Ne mund të fillojmë të besojmë se programi që përdorim në kishën tonë, është më i rëndësishëm sesa karakteri i personave që po e shpjegojnë atë.

Së treti, ne ndonjëherë i përdorim programet në të njëjtën mënyrë siqë një familje mund të përdorë ekranet e në sendiljet e pasme të fuoristradave: si prindër zëvendësues. Po, është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur fëmijët të zënë me diçka. Po, ajo do të thotë që nuk kemi pse t’i përfshijmë ata aq shumë në udhëtim. Por, mund të komprometojë cilësinë e prindërimit tonë. Mund të jetë një braktisje e përgjegjësisë sonë personale ndaj atyre që i kemi nën kujdes.

Pra pyetja ime është: a mos kemi qenë më tepër të gatshëm për ta lënë kujdesin e fëmijëve në dorë të dados? A mos kemi qenë më tepër të gatshëm ta delegojmë dishepullimin, dhe duke bërë këtë, a mos kemi harruar si ta bëjmë vetë?

Gjëja më e mirë e programeve është kur rrisin mbështetjen tonë në Perëndinë dhe në Fjalën e tij. Por, në rastin më të keq, programet thjesht rrisin mbështetjen tonë te programet. Nëse e bëjnë këtë, dishepullimi ynë do të vuajë.

Kthehuni përsëri javës tjetër dhe, nëse jam akoma i punësuar, do të sugjeroj një arsye të fundit se përse ne nuk dishepullojmë.

Shënim i redaktorit: Kliko këtu për pjesën e parë dhe  dytë të kësaj serie.

 

Botuar me leje nga: https://www.9marks.org/article/five-reasons-we-dont-disciple-part-3/
Përktheu: Sergej Meçe
Redaktoi: Linea Simeon


Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

Më shumë të etiketuara si: