Libra

Vini re: edhe pse shumë nga këto përkthime janë të disponueshme për t’u shkarkuar falas ato janë materiale të mbrojtura nga e drejta e autorit dhe duhet të merrni leje për çdo lloj shpërndarjeje të shtypur apo në internet përveçse të citoni burimin. Ju lutemi kontaktoni 9Marks në adresën permissions@9marks.org për të marrë autorizim për shtypjen apo shpërndarjen e këtyre materialeve.

Më poshtë gjenden materialet e përkthyera në Shqip. Shtypni mbi kapakun e librit për më tepër hollësi.

 

Rizbulo Kishën

Pse është thelbësor trupi i krishtit

Collin Hansen & Jonathan Leeman

Përmes referencave biblike dhe historive personale, ata u tregojnë lexuesve synimin e vërtetë të Perëndisë për të mbledhurit bashkë: për t’i forcuar anëtarët nga ana frymërore si individë dhe si trupi i Krishtit. Në një epokë kur njerëzit kalojnë shumë kollaj nga një kishë te tjetra dhe mund të ndjekin shërbesat që transmetohen drejtpërdrejt, zbulo sërish pse e ardhmja e kishës varet nga besimtarë, të cilët mblidhen rregullisht si familja e Perëndisë.

 

Ungilli

Si e portretizon kisha bukurinë e Krishtit

Raymond Ortlund

SI E PORTRETIZON KISHA BUKURINË E KRISHTIT?

Ungjilli është një mesazh teologjik. Ky mesazh krijon gjithashtu bukurinë njerëzore—marrëdhënie të bukura në kishat tona, duke e bërë të dukshme lavdinë e Krishtit përpara botës sot.

Në këtë libër shumë të përshtatshëm për kohën tonë, pastor Ray Ortlund shtron çështjen se doktrina e ungjillit krijon kulturën e ungjillit. Në shumë prej kishave tona mungon pikërisht bukuria e një kulture ungjilli. Kur ungjilli lejohet të ushtrojë fuqinë e tij të plotë, një kishë shkëlqen me lavdinë e Krishtit.

 

PLEQËSIA E KISHËS

SI TA BARITONI GRIGJËN E PERËNDISË SI JEZUSI

Jeramie Rinne

Në këtë libër bashkëbisedimor, pastori Jeramie Rinne parashtron një përshkrim të punës së pleqve, të nxjerrë nga mësimet e Biblës mbi udhëheqësinë e Kishës, dhe që është i lehtë për t’u kuptuar.

Ky vëllim i përmbledhur, që sjell udhëzime praktike për pleqtë e rinj në detyrë, dhe që i ndihmon anëtarët e Kishës t’i kuptojnë më mirë dhe t’i mbështetin udhëheqësit e tyre frymërorë, do t’u japë zemër pleqve ta rrokin thirrjen e tyre me hir, urtësi deh qartësi vizioni.

 

Disiplina e kishës

SI E RUAN KISHA EMRIN E JEZUSIT

Jonathan Leeman

DISIPLINA E KISHËS ËSHTË THEMELORE PËR TË NDËRTUAR NJË KISHË TË SHËNDETSHME.
Pra, si e ushtrojmë saktësisht disiplinën e kishës?

Jonathan Leeman na ndihmon të përballemi me shumëllojshmërinë e pafundme të rrethanave dhe mëkateve për të cilat nuk ka asnjë rast studimor shkrimor, mëkate që nuk shfaqen në asnjë listë dhe kanë nevojë për një kuadër biblik për t’u korrigjuar me dashuri ashtu siç duhet.

Këtu kemi një udhëzues bashkëkohor dhe të përmbledhur që paraqet një kornizë teologjike për të kuptuar dhe zbatuar masat disiplinore në kishën vendore, së bashku me disa shembuj të situatave të jetës reale dhe përgjigjet përkatëse.

 

Ungjillëzimi

Si flet e gjithë kisha për Jezusin

J. Mack Stiles

UNGJILLËZIMI ËSHTË SHUMË MË TEPËR SE NJË PROGRAM.

Çdo tre-katër vjet kishat përfshihen në programin më të ri ungjillëzues. Udhëheqësit administrojnë programin e ri dhe anëtarët hidhen në sulm. Por përfytyroni një kishë në të cilën ungjillëzimi është thjesht pjesë e kulturës së saj. Udhëheqësit e shpallin vazhdimisht dhe hapur besimin e tyre. Anëtarët ndjekin shembullin e tyre, duke e inkurajuar njëri-tjetrin që ta bëjnë ungjillëzimin stilin e vazhdueshëm të jetës.
Kjo është mënyra se si ungjillëzimi paraqitet nga ky libër i shkurtër dhe bindës. Këtu nuk ka programe. Përkundrazi, ky libër mund t’i japë kishës suaj një mënyrë të re për ta jetuar dhe për ta shpallur ungjillin së bashku.

 

Anëtarësia e kishës

Si e kupton bota se kush e përfaqëson Jezusin

Jonathan Leeman

Të jesh anëtar i një kishe është pjesë e rëndësishme dhe shpesh e shpërfillur e jetës së krishterë. Megjithatë, prirja këto kohë është që t’i rrimë larg praktikës së fesë së organizuar dhe të shfaqim një mospëlqim apo frikë nga përkushtimi, sidomos ndaj institucioneve. Jonathan Leeman-i i trajton këto çështje me një shpjegim të qartë se çfarë është anëtarësia e kishës dhe pse është e rëndësishme. Duke i dhënë kishës vendore rëndësinë që i takon, Leeman-i ka paraqitur një argument bindës për t’iu përkushtuar një bashkësie vendore.

 

Nëntë Shenja të një Kishe të Shëndetshme

Mark Dever

Në ditët e sotme, shumë libra që janë në qarkullim dhe shumë folës po pohojnë që pothuajse çdo atribut i mundshëm, stil adhurimi, program kompjuteri, libër, qendër, zëri, seminar, shërbesë, program edukimi, grup, filozofi, metodë, doktrinë, virtyt, përvojë shpirtërore, projekt vendesh parkimi, apo strukturë menaxhimi e përfytyrueshme, është çelësi drejt një kishe të suksesshme. Kush ka të drejtë? Si mund ta dish nëse një kishë është e shëndetshme? Çfarë mund të bësh për të inkurajuar rritjen biblike të vazhdueshme, e cila lavdëron Perëndinë?

 

ÇFARË ËSHTË ANËTARI I SHËNDETSHËM I KISHËS?

Thabiti M. Anyabwile

Në një epokë kur të krishterët, në përgjithësi, duken të pështje-lluar se ç’lloj komuniteti duhet të jetë kisha, këtu kemi një doracak të dobishëm që përvijon përparësitë e vërteta biblike të kishës, sidomos në aspektin e anëtarëve të kishës si individë.

John MacArthur, president, Grace to You

Duke pasur parasysh gjendjen e kaq shumë prej kishave tona sot, ky libër mbërrin në çastin e duhur.

R. Albert Mohler, Jr., president, The Southern Baptist Theological Seminary

Ky libër paraqet një fokus të shkëlqyer dhe tejet të nevojshëm tek anëtari i kishës si individ. Të gjithë mund të përfitojmë nga ky libër i mprehtë.

R. C. Sproul, kryetar dhe president, Ligonier Ministriers; pastor kryesor i predikimit dhe mësimdhënies, Saint Andrews Chapel, Sanford, Florida

 

Kisha në vende të vështira

Si u sjell jetë kisha lokale të varfërve dhe nevojtarëve

Mez McConnell dhe Mike McKinley

Është e pamundur që të zbutet varfëria, në kuptimin e saj të plotë, jashtë Kishës lokale dhe në mungesë të saj.

Vitet e fundit, të krishterët kanë shfaqur një angazhim më të shtuar ndaj ndihmës për të varfrit. Mirëpo, ky interes i përtërirë në lehtësimin e varfërisë është i destinuar të dështojë nëse nuk i ka themelet në kishën lokale, e cila është mjeti i caktuar prej Perëndisë për t’i sjellë të shtypurit në një marrëdhënie transformuese me Veten e Tij. Duke theksuar përparësinë e Ungjillit, Mez McConnell dhe Mike McKinley, që të dy pastorë me shërbesa të frytshme mes të varfërve, ofrojnë një udhërrëfyes biblik dhe strategji praktike për mbjelljen, rijetësimin dhe rritjen e kishave besnike në vende të vështira, të cilat gjenden në vendet tona dhe anembanë botës.




*Posted Amazon links are paid links.