Bukuria e kthimit në besim

Nga Jared C. Wilson | 12.17.2021

Për shumë njerëz, doktrina e konvertimit apo kthimit në besim nuk duket aspak si diçka e bukur. Ata thonë që është shtrënguese: “Nuk do ta lejoj askënd të më detyrojë të pranoj besimin e tyre!” Ose ofenduese: “Kush je ti që të më thuash se ajo që besoj apo mënyra si jetoj është e gabuar?” […]

Si ta ndryshosh kishën tënde

Nga Mark Dever | 12.17.2021

Pastorët më pyesin shpesh: “Si t’i ndryshojmë kishat tona?” Shumë shërbyes i kanë armiqësuar kishat e tyre në përpjekje për të sjellë ndryshim. Disa prej tyre madje janë pushuar nga puna. Megjithatë, si barinj, duhet t’i udhëheqim kishat tona drejt ndryshimit, edhe pse një ndryshim i tillë shpesh do të jetë i vështirë. Ja disa […]

Si t’i mbijetosh një krize kulturore

Nga Mark Dever | 12.17.2021

Opinioni publik duket se po ndryshon në lidhje me martesën mes të njëjtës gjini, sikurse po ndryshojnë edhe ligjet e kombit tonë. Sigurisht që ky ndryshim është thjesht një i vetëm në një konstelacion më të madh. Pikëpamjet e Amerikës dhe të botës perëndimore rreth familjes, dashurisë, seksualitetit në përgjithësi, tolerancës, Perëndisë, dhe shumë gjërave […]

I dashur pastor, njihe teologjinë tënde të shenjtërimit

Nga Mike Christ | 12.17.2021

Më është ngulitur në mendje çasti kur ndjeva pamjaftueshmërinë e kuptimit tim për shenjtërimin. Ndodhi në një takim grupi të vogël tek po diskutonim dinamikën mes veprimeve tona dhe punës së Frymës në procesin e shenjtërimit. Sikurse shkojnë shpesh këto lloj bisedash, njerëzit po tregonin se çfarë i kishte ndihmuar ata të rriteshin—apo të paktën […]

Çfarë është Ungjilli?

Nga Greg Gilbert | 12.17.2021

Kohët e fundit, ka pasur shumë biseda në qarqet ungjillore për mënyrën se si të krishterët duhet ta përkufizojnë ungjillin; nëse duhet të themi që ungjilli është thjesht mesazhi që mëkatarët mund të falen nga mëkati përmes pendimit dhe besimit në Krishtin e kryqëzuar, apo nëse është diçka më e gjerë se kaq. Me raste, […]

Ungjilli në qendër: Një paralajmërim dhe një rekomandim

Nga Bobby Jamieson | 12.17.2021

Si mund të shkosh përtej ungjillit pa e braktisur ungjillin? Nga ana tjetër, nëse ungjilli është kaq i gjithërëndësishëm, a kemi nevojë të “shkojmë përtej” ungjillit në ndonjë farë kuptimi? Këto janë dy nga pyetjet, të cilat ngrihen nga kjo lëvizje me zë gjithnjë e më të qartë për qendërsinë e ungjillit mes ungjillorëve. Javën […]

Çfarë është ungjillëzimi?

12.17.2021

Ungjillëzimi është t’u tregosh të tjerëve lajmin e mirë se çfarë ka bërë Jezu Krishti për të shpëtuar mëkatarët. Në mënyrë që ta bëni këtë, duhet t’u thoni njerëzve që: Perëndia është i shenjtë (1 e Gjonit 1:5). Ai është krijuesi i të gjitha gjërave (Zanafilla 1:1). Të gjithë njerëzit janë mëkatarë që meritojnë zemërimin […]

Pse ferri është thelbësor për Ungjillin

Nga Greg Gilbert | 12.17.2021

Jam i sigurt se u gëzuat kur mësuat që 9Marks i ka kushtuar një Revistë të tërë temës së ferrit. Në fakt, kjo është një temë si asnjë tjetër, e cila na bën që të largojmë vështrimin prej saj dhe të mendojmë për diçka krejt tjetër. Për disa, tmerri i doktrinës së krishterë të ferrit—fakti […]

Fuqia e shembullit

Nga Mark Dever | 12.17.2021

“Shembulli nuk është gjëja kryesore në jetë; shembulli është e vetmja gjë.” Përmes kësaj fjale, autori dhe doktori i famshëm misionar, Albert Schweitzer, e shpalli qartë rëndësinë dhe fuqinë e shembullit. Sa prej nesh që po lexojmë, jemi ndikuar prej jetës së fuqishme të ndonjë pastori, plaku kishe apo të krishteri tjetër, të cilët i […]

Çfarë është një kishë lokale?

Nga Jonathan Leeman | 12.17.2021

Një kishë lokale është një grup të krishterësh, të cilët mblidhen rregullisht në emrin e Krishtit që të afirmojnë zyrtarisht dhe të mbikëqyrin anëtarësinë e njëri-tjetrit në Jezu Krishtin dhe në mbretërinë e Tij, përmes predikimit dhe porosive të ungjillit. E di që ky përkufizim është paksa i ngatërruar, por vini re pesë pjesët e […]

  • Page 1 of 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4