Ungjillëzimi & Ungjilli

Çfarë është konvertimi?

Përgjigje
12.16.2021

Konvertimi është një kthesë në formë U-je në jetën e një personi. Është kthimi i gjithë qenies së njeriut larg mëkatit dhe vajtja te Krishti për shpëtim. Nga adhurimi i idhullit tek adhurimi i Perëndisë. Nga vetëjustifikimi te justifikimi i Krishtit. Nga vetësundimi te sundimi i Zotit.

Konvertimi është procesi që ndodh kur Zoti zgjon ata që kanë vdekur shpirtërisht, dhe u jep mundësinë që të pendohen për mëkatet e tyre dhe që të kenë besim te Krishti.

  • Kur Jezusi na thërret të pendohemi dhe të besojmë, Ai po na thërret të kthehemi në besim. Është një ndryshim rrënjësor në atë që ne besojmë dhe bëjmë. (Marku 1:15).
  • Kur Jezusi na thërret të marrim kryqin tonë dhe ta ndjekim Atë, Ai po na thërret të kthehemi në besim (Luka 9:23).
  • Në mënyrë që ne të pendohemi, Perëndia duhet të na japë një jetë të re, zemra të reja dhe besim (Efesianëve 2:1, Romakëve 6:17, Kolosianëve 2:13, Ezekielit 36:26, Efesianëve 2:8, 2 e Timoteut 2:25).

Konvertimi nuk është:

  1. Një ndodhi e vetme pa asnjë ndikim për mënyrën se si jetojmë. Konvertimi ndodh në një moment dhe është një moment ndryshimi rrënjësor. Jeta pas tij duhet të duket ndryshe. Fillon një betejë e re.
  2. Një udhëtim pa destinacion. Konvertimi mund të paraprihet nga një proces i gjatë për disa, por gjithnjë përfshin një vendim me përkushtim për t’u penduar për mëkatin dhe për të besuar te Krishti, që është rezultat i menjëhershëm i Perëndisë, që i jep jetë të re një mëkatari të vdekur shpirtërisht.
  3. Fakultativ. Veprave 17:30 na thotë që Zoti i urdhëron të gjithë njerëzit kudo që të pendohen. Konvertimi nuk është kurrë me detyrim, por është absolutisht i domosdoshëm për t’u shpëtuar.
  4. Një bisedë. Ndërsa të krishterët duhet ta shpallin ungjillin me përulësi, qëllimi ynë nuk është thjesht një shkëmbim i këndshëm informacioni. Ne duhet t’u bëjmë thirrje të gjithëve që të pendohen për mëkatin e tyre dhe t’i besojnë Krishtit për shpëtim.
  5. Thënia e një lutje përmendsh. Pa dyshim që konvertimi e përfshin lutjen, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos i tundojmë njerëzit të besojnë në disa grupe të veçanta fjalësh.

 

(Ky material është marrë kryesisht nga artikulli i Brad Wheeler-it “One of the Dirtiest Words Today: C———n”)


Përktheu: Jetmir Duraku | Redaktoi: Elona Dilka | Kryeredaktore: Vilma Dina

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

 

©️ dritez.al 2020


Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

Më shumë të etiketuara si: