Çfarë është konvertimi?
Konvertimi është një kthesë në formë U-je në jetën e një personi. Është kthimi i gjithë qenies së njeriut larg mëkatit dhe vajtja te Krishti për shpëtim. Nga adhurimi i idhullit tek adhurimi i Perëndisë. Nga vetëjustifikimi te justifikimi i Krishtit. Nga vetësundimi te sundimi i Zotit. Konvertimi është procesi që ndodh kur Zoti zgjon […]
Çfarë është një predikim “ekspozues”?
Një predikim ekspozues është një predikim që merr pikën kryesore të një pjese të Shkrimit të Shenjtë, e bën atë pikë kryesore të predikimit dhe e vë në zbatim në jetën e sotme. Me fjalë të tjera, një predikim ekspozues ekspozon kuptimin e një pjese të Shkrimit dhe tregon lidhjen e asaj pjese me jetën […]
Çfarë kërkon Urdhërimi i Madh nga kishat lokale?
Në mënyrë që ta përmbushin urdhrin e Jezusit për të bërë dishepuj nga të gjitha kombet (Mateu 28:19), kishat duhet: Ta predikojnë Ungjillin pa pushim. Nëse një kishë dëshiron të ungjillëzojë botën, ajo duhet ta fillojë duke ungjillëzuar fqinjët e saj. Hapi i parë: predikojeni qartë ungjillin në çdo shërbesë publike të kishës! T’i mësojnë […]
Çfarë quajmë sukses në misione dhe si e matim atë?
Bibla na i mëson disa gjëra me qartësi të madhe. Rezultatet në misione vijnë nga Perëndia, jo nga instrumenti njerëzor. “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Perëndia i rriti. Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit” (1 e Korintasve 3:6-7). Roli ynë është ta shpallim me […]
Çfarë quhet sukses në shërbesë? Si mund të matet ai?
Kjo është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje, sepse në lojë janë parimet konkurruese. Matja e të mbinatyrshmes? Frytshmëria e të mbinatyrshmes nuk mund të matet gjithmonë. Suksesi është i barabartë me besnikërinë. Një nga kriteret tona më të rëndësishme për matjen e suksesit duhet të jetë fakti nëse një burrë po e […]