Anëtarësia & Disiplina

Sipas Shkrimit, përse duhet që çdo i krishterë t’i bashkohet një kishe?

Përgjigje
06.05.2023

Çdo i krishterë duhet t’i bashkohet një kishe, sepse Shkrimi e kërkon këtë gjë. Kuptohet, nuk ka urdhërim të drejtpërdrejtë në Shkrim që thotë: “Çdo i krishterë duket t’i bashkohet një kishe lokale,” por janë dy faktorë në Shkrim që tregojnë se çdo i krishterë duhet të jetë anëtar i një kishe lokale.

  1. Jezusi e themeloi kishën për të qenë një institucion publik tokësor, që do të dallonte, do të afirmonte dhe do të mbikëqyrte ata që shpallnin se besonin në të (Mateu 16:18-19, 18:15-20). Jezusi e caktoi kishën që të deklaronte publikisht ata që i përkisnin atij, në mënyrë që t’i jepte botës një pamje të lajmit të mirë për veten (Gjoni 17:21, 23; shih gjithashtu Efesianëve 3:10). Jezusi dëshiron që bota të dijë kush i përket atij dhe kush jo. Dhe si mund ta dijë bota se kush i përket atij dhe kush jo? Ata duhet të shohin cilët njerëz e identifikojnë publikisht veten me njerëzit e tij në institutin e dukshëm, publik që ai caktoi pikërisht për këtë qëllim. Bota duhet të shohë anëtarët e kishës së Krishtit. Dhe nëse disa njerëz pretendojnë të jenë pjesë e kishës universale, edhe pse nuk i përkasin asnjë kishe lokale, ata refuzojnë planin e Jezusit për ta dhe kishën e tij. Jezusi ka qëllim që njerëzit e tij të shënohen si një grup i dukshëm publik, që do të thotë, të mblidhen në kisha lokale. 
  2. Shkrimi i urdhëron vazhdimisht të krishterët t’u nënshtrohen drejtuesve të tyre (Hebrenjve 13:17; 1 e Thesalonikasve 5:12-13). E vetmja mënyrë për ta bërë këtë është duke u përkushtuar publikisht për të qenë anëtarë të tufës së tyre, duke thënë më pas: “Përkushtohem të dëgjoj mësimin tuaj, të ndjek drejtimin tuaj dhe t’i nënshtrohem udhëheqësisë tuaj.” Nuk ka mënyrë për t’iu bindur urdhërimeve të Shkrimit, për t’iu nënshtruar drejtuesve, nëse nuk u nënshtrohesh atyre duke iu bashkuar një kishe lokale. 

Përktheu: Sara Gjana | Redaktoi: Linea Simeon

Botuar me leje nga 9Marks: https://www.9marks.org/answer/why-should-every-christian-join-church/ 

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

 

©️ dritez.al 2022


Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

Më shumë të etiketuara si: