Predikimi & Teologjia
A është Bibla shumë e ndërlikuar për ata që mezi lexojnë?
Unë mësova të lexoja libra kKur isha diku mes 18 a 19 vjeç, ‘mësova të lexoja libra’. Dua të them, se si t’i lexoja ata vërtet. Më parë, leximi im nuk arrinte më shumë se menuja e një restoranti apo rezultatet e ndeshjeve në televizor. Mirëpo ndodhi që lexova një libër dhe kuptova që më pëlqeu shumë. Aty fillova të mendoj se ndoshta e gjithë puna e leximit të librave nuk ishte një ide e keqe.
Dikush më dhuroi një libër të vogël nga një tip shumë inteligjent i quajtur John Owen (i njohur gjithashtu për mbajtjen e çizmeve prej lëkure të gjata deri te gjuri, dhe që i bënte flokët me pak si shumë xhel). E përpiva atë libër. Më pas, vizitova një librari lokale të krishterë për të parë nëse kishin më shumë libra nga ky autor. Gjeta një me titull The Death of Death in the Death of Christ, kështu që e bleva dhe e mora në shtëpi.
Në faqen e parë fare, lexova:
Për Lexuesin – Ndë daç (një fillim jo i mirë- fjalët e vjetra janë fjalë të vështira) të vazhdosh më tutje, do të të lypja të ndaloje për pak këtu. Ndë qofç, si të shumtët në këtë brez të shtirur, nga ata që shohin vetëm titujt dhe figurat, dhe u qasesh si theatrit të Katos – tanimë e more argëtimin tënd; gjithë të mirat!
Më lër ta parafrazoj këtë: “Nëse, në një shkallë nga një idiot deri te një profesor, ti anon nga ana e idiotit, atëherë mbylle librin me ngadalë dhe ktheu nga erdhe”. Vetëm një faqe, një fjali, një rresht dhe më thuhet: “Ti tashmë je ngopur me argëtim; gjithë të mirat!” E dëgjoja zërin prej shekujsh të Owen-it që më dekurajonte duke thënë: Andy, dorëzohu; në këtë libër nuk ka figura, është shumë i vështirë për ty dhe është përtej kapacitetit tënd. Kthehu te televizori. Kështu që e mbylla librin dhe nuk e kam lexuar më që atëherë.
Pyetja ime është: A është e vërtetë kjo edhe për Biblën? A është Bibla vetëm për profesorët, ekspertët, akademikët dhe për të fiksuarit pas këtyre gjërave? A është vetëm për John Owen-in dhe jo për Andy Prime-n? A është vetëm për predikuesit dhe jo për anëtarët e kishës? Is it only for the middle class? A mund të vlejë për lagjet e organizuara ku jetoj unë, apo për të varfrat ku jeton ti? Mos është shumë e vështirë? A është e paarritshme për njerëzit e thjeshtë, por vetëm për disa të zgjedhur?
FJALA E JETËS
Dëgjo fjalën e Zotit nga Ligji i Përtërirë 30:14 — “Por fjala është shumë afër teje…”
Në këtë pasazh, Moisiu qëndron para njerëzve të Perëndisë, i cili me një frymë po jep tre predikime gjigante. Pa dyshim që njerëzit janë duke vuajtur nga gjithë mbingarkimi i predikimeve. Por vër re se Moisiu i mbyll predikimet duke arritur në një pikë kulmoreinante, e cila përmban katër fjali mohuese në 30:11-14. Fjala e jetës:
- Nuk është shumë i vështirë.
- Nuk është shumë larg teje.
- Nuk është në qiell.
- Nuk është matanë detit.
Perëndia po thotë se fjala e tij nuk është shumë e ndërlikuar për ty. Nuk është e paarritshme, nuk është jo praktike, nuk është e pamundur për t’u kuptuar, nuk është vetëm për më të mirët apo për ekspertët, dhe nuk është vetëm për priftin apo pastorin tënd. Nuk ka nevojë që të kesh aftësi frymërore të mbinatyrshme që të njohësh Perëndinë dhe të kuptosh Fjalën e tij. Kuptimi i Fjalës së tij nuk është i fshehur ndaj shumicës, në mënyrë që ta zbulojnë vetëm ata që janë shumë të zgjuar apo ata që lexojnë qindra libra.
Moisiu thotë në vargun 30:14: “Fjala është shumë afër teje”. Ky pohim është sa i thjeshtë aq edhe i qartë. Fjala e Perëndisë është mjaft e qartë, sepse ai e ka sjellë shumë afër atë. Mjaftueshëm afër për ta parë, mjaftueshëm për ta dëgjuar, mjaftueshëm për ta prekur, mjaftueshëm për ta njohur: “Është në gojën tënde dhe në zemrën tënde”.
Nuk është hera e parë që në Ligjin e Përtërirë hasim konceptin e “afërsisëafrimitetit.” Më parë, në Ligjin e Përtërirë 4:5-8, lexojmë:
Ja, unë ju mësova statutet dhe dekretet, ashtu si ZOTI, Perëndia im, më ka urdhëruar, me qëllim që t’i zbatoni në vendin në të cilin po hyni për ta shtënë në dorë. Do t’i respektoni, pra, dhe do t’i zbatoni; sepse kjo do të jetë urtësia dhe zgjuarsia juaj në sytë e popujve, të cilët, duke dëgjuar të flitet për të gjitha këto statute, kanë për të thënë: “Ky komb i madh është një popull i ditur dhe i zgjuar!”. Cili komb i madh ka në fakt Perëndinë aq pranë vetes, si ZOTIN, Perëndinë tonë, që është pranë nesh sa herë e kërkojmë? Cili komb i madh ka statute dhe dekrete të drejta si gjithë ky ligj që po ju vë përpara sot?
AfërsiaAfrimiteti i e Perëndisë tregon madhështinë dhe hirin e tij. Një Perëndi i pafundmë, e ka bërë veten e tij të njohshëm ndaj njerëzve të fundmë. Perëndia që ka gjithë urtësinë, ka dhënë ligjin e tij të mirë te një popull i pamend. Perëndia i universit, kthen njerëz të parëndësishëm e të vegjël në zili për gjithë kombet. Një Perëndi i shenjtë, afron afër vetes njerëz mëkatarë.
Konteksti i Ligjit të Përtërirë zbulon se Moisiu e dinte që njerëzit do të dështonin. Me të vërtetë kjo pritej, jo sepse ata nuk mund të kuptonin urdhërimet e Perëndisë, por sepse nuk do t’i bindeshin atyre. Por, ashtu si për pritshmërinë për dështimin, konteksti tregon edhe bërjen e një premtimi. Ligji i Përtërirë 30:6 thotë: “ZOTI, Perëndia yt, do ta rrethpresë zemrën tënde dhe zemrën e pasardhjes sate, që ti ta duash ZOTIN, Perëndinë tënd, me gjithë zemër e me gjithë shpirt, dhe kështu ti të jetosh.” Reagimi i vërtetë ndaj ligjit nuk ishte thjesht një bindje si prej njeriu të mbinatyrshëm. Në vend të kësaj, nga besimi i premtimit të Perëndisë për të ardhmen, do të gjendej jeta. Të zgjidhje jetën do të thoshte të besoje se Perëndia ishte afër në premtimet e tij.
FJALA E KRISHTIT
Shko më tutje nëpër faqet e Biblës tënde, gjatë viteve të historisë së shpëtimit, dhe do të shohësh përmbushjen e premtimit te Romakëve 10. Këtu Pali përdor gjuhën e Moisiut për të dalë në një konkluzion të ngjashëm, por pak më të zhvilluar. Nga qartësia e fjalëve të Perëndisë, ai zhvillon qartësinë e Krishtit dhe të shpëtimit. Pali citon Ligjin e Përtërirë për të përmbledhur ungjillin. Ashtu si të pasurit e Ligjit në gojën tënde dhe të diturit e tij në zemrën tënde nuk është vetëm për njerëz të mbinatyrshëm në Ligjin e Përtërirë 30, as shpëtimi te Romakëve 10 nuk kërkon aftësi mbinjerëzore.
Madhështia dhe hiri i Perëndisë janë të dukshme në Fjalën e tij, sepse aty ne shohim qartë Shpëtimtarin, përmbushjen e premtimeve të mëparshme të Perëndisë. Te Romakëve 10, kamera fokuson Jezusin me një qartësi shumë të lartë. Nuk ke nevojë të ngjitesh në qiell për të njohur Perëndinë, sepse Perëndia zbriti poshtë në personin e Birit të tij. Kaq shumë afër ka ardhur ai! Nuk ke nevojë të zbresësh në thellësi për t’u shpëtuar, sepse Perëndia, në Jezusin, hyri në varr, në mënyrë që të sillte jetë duke u ringjallur. Kaq shumë e qartë është bërë!
Argumenti i Palit është se shpëtimi nuk gjendet në përpjekjet tona të mundimshme për të mbajtur Ligjin. Kjo është shumë e vështirë për ne. Në vend të kësaj, është gjetur në hirin e tij. Ne nuk jemi të mbinatyrshëm – dhe nuk kemi pse të jemi të tillë. Perëndia ka ardhur pranë nesh me Njeriun-Perëndi të tij, Jezusin Zot. Ky Jezus, i cili u bind kur ti nuk u binde, vdiq nën mallkimin e mosbindjes tonë, në mënyrë që ne të jetojmë nën bekimin e bindjes së tij. Në të, shpëtimi është afër, i kapshëm nga ne dhe i arritshëm për të gjithë, pa dallim. Rëndësia e mprehtësisë së Shkrimeve është qartësia e Shpëtimtarit. Lavdia e qartësisë së Shkrimeve është afërsia e Shpëtimtarit.
PSE ËSHTË E RENDËSISHME KJO
Pse është e rëndësishme kjo doktrinë në shërbesë? Shumica e njerëzve në lagjen tënde mund të lexojnë më shumë sesa unë e ti. Por disa njerëz do të jenë analfabetë. Duke kuptuar këtë, nuk mund të shmangim faktin që Perëndia e ka zbuluar veten e tij – përsosmërisht dhe përfundimisht – në një libër.
Pra, ndërsa ne kemi të bëjmë me njerëz që nuk kanë shumë eksperiencë ose dëshirë për të lexuar, të cilët nuk kanë eksperiencë apo dëshirë për Biblën, ne mund të kemi siguri të plotë se, ndërsa hapim faqet e saj, Perëndia do të jetë afër dhe Jezusi do të jetë i qartë. Patjetër që do të ketë gjëra që ata – dhe ne – nuk do t’i kuptojmë tërësisht. Rrëfimi i “Besimit të Uestminister-it” deklaron se: “Në Shkrimin e Shenjtë, jo çdo gjë është njëlloj e thjeshtë në vetvete”; që do të thotë se disa pjesë janë më të vështira për t’u kuptuar se të tjerat. Apostulli Pjetër madje e pranon këtë për shkrimet e Palit; ato janë të vështira, por kurrsesi të pamundura, kurrsesi të paarritshme.
Prandaj, shërbesa jonë është shërbesa e Fjalës. Detyra jonë është të predikojmë dhe të shpallim Fjalën e Perëndisë, në mënyrë që ai, nëpërmjet Frymës së Shenjtë, të bëjë që sytë e verbër të shohin ndërsa ai ngre velin dhe sklepat bien nga sytë e dëgjuesve tanë.
Shënim i redaktorit origjinal: Ky artikull është shfaqur fillimisht në faqen e 20schemes.
Përktheu: Sergej Meçe | Redaktoi: Linea Simeon
Botuar me leje: https://www.9marks.org/article/is-the-bible-too-complicated-for-those-who-struggle-to-read/
Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

