Ungjillëzimi & Ungjilli
Çfarë është ungjillëzimi?
Ungjillëzimi është t’u tregosh të tjerëve lajmin e mirë se çfarë ka bërë Jezu Krishti për të shpëtuar mëkatarët. Në mënyrë që ta bëni këtë, duhet t’u thoni njerëzve që:
- Perëndia është i shenjtë (1 e Gjonit 1:5). Ai është krijuesi i të gjitha gjërave (Zanafilla 1:1).
- Të gjithë njerëzit janë mëkatarë që meritojnë zemërimin e drejtë dhe të përjetshëm të Perëndisë (Romakëve 3:10-19; Marku 9:48; Zbulesa 14:11).
- Jezu Krishti, i cili është plotësisht Perëndi dhe plotësisht njeri, jetoi një jetë pa mëkat, vdiq në kryq për të mbajtur zemërimin e Perëndisë në vendin e të gjithë atyre që besojnë në Të dhe u ringjall prej së vdekurish, në mënyrë që t’u jepte njerëzve të Tij jetën e përjetshme (Gjoni 1:1; 1 e Timoteut 2:5; Hebrenjve 7:26; Romakëve 3:21-26; 2 e Korintasve 5:21; 1 e Korintasve 15:20-22).
- Mënyra e vetme për t’u shpëtuar nga dënimi i përjetshëm dhe për t’u pajtuar me Perëndinë është, duke u penduar për mëkatin dhe duke besuar për shpëtim në Jezu Krishtin (Marku 1:15; Veprat 20:21).
Ungjillëzimi është t’u tregosh të tjerëve këtë mesazh themelor.
Përktheu: Asim Hamza | Redaktoi: Linea Simeon | Kryeredaktore: Vilma Dina
Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.
© dritez.al 2020
Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.