Predikimi & Teologjia

Çfarë është një predikim “ekspozues”?

Përgjigje
12.16.2021

Një predikim ekspozues është një predikim që merr pikën kryesore të një pjese të Shkrimit të Shenjtë, e bën atë pikë kryesore të predikimit dhe e vë në zbatim në jetën e sotme.

Me fjalë të tjera, një predikim ekspozues ekspozon kuptimin e një pjese të Shkrimit dhe tregon lidhjen e asaj pjese me jetën e atyre që e dëgjojnë. Kjo është e gjitha.

Kjo do të thotë që një predikim ekspozues NUK:

  1. Duhet të përqendrohet vetëm në një ose dy vargje. 
  2. Duhet të paraqesë argumente komplekse eksegjetike ose sfond të pafund historik.
  3. Duhet të jetë i thatë, i pajetë ose larg jetëve të njerëzve. 
  4. Duhet ta ngatërrojë pikën kryesore të një pasazhi me zbatimin e tij të ligjshëm (për shembull, të përdorësh një varg për të thënë atë që dëshiron të thuash).

Përkundrazi, ai duhet të marrë një pasazh të vogël, mesatar ose të madh të Shkrimit të Shenjtë dhe të tregojë sa i rëndësishëm është kuptimi kryesor i një pasazhi për botën e sotme.


Përktheu: Jetmir Duraku | Redaktoi: Elona Dilka | Kryeredaktore: Vilma Dina

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

 

©️ dritez.al 2020


Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

Më shumë të etiketuara si: