Ungjillëzimi & Ungjilli

Çfarë quajmë sukses në misione dhe si e matim atë?

Përgjigje
12.16.2021

Bibla na i mëson disa gjëra me qartësi të madhe.

  1. Rezultatet në misione vijnë nga Perëndia, jo nga instrumenti njerëzor. “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Perëndia i rriti. Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit” (1 e Korintasve 3:6-7). 
  2. Roli ynë është ta shpallim me besnikëri Ungjillin dhe t’i besojmë Perëndisë për rezultatet. “Dhe ja, tani e di se të gjithë ju, në mes të të cilëve kalova duke predikuar mbretërinë e Perëndisë, nuk do të shihni më fytyrën time. Prandaj sot po ju jap dëshmi se unë jam i pastër nga gjaku i të gjithëve; sepse nuk u tërhoqa për të mos ju treguar gjithë këshillën e Perëndisë” (Veprave 20: 25-27). 
  3. Për pasojë, suksesi i vërtetë në mision matet me besnikërinë që tregojmë ndaj detyrës së caktuar, jo me rezultate të menjëhershme dhe të dukshme. “Kështu njeriu, le të na mbajë për shërbëtorë të Krishtit dhe administrator të mistereve të Perëndisë. Dhe tjetra që kërkohet nga administratorët, është që secili të gjendet besnik” (1 e Korintasve 4:1-2). 
  4. Vetë natyra e misioneve të krishtera varet nga besimi. “Sepse ecim me anë të besimit dhe jo me të parë” (2 e Korintasve 5:7). Përpjekja për t’i matur rezultatet shpesh është një përpjekje për të jetuar me anë të shikimit. Përcaktimi i suksesit si “besnikëri” vështirë të përqafohet si aksiomë, sepse kërkon varësi totale nga Zoti.

Përktheu: Jetmir Duraku | Redaktoi: Elona Dilka | Kryeredaktore: Vilma Dina

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

 

©️ dritez.al 2020


Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

Më shumë të etiketuara si: