Ungjillëzimi & Ungjilli

Cili është problemi më themelor që trajtohet nga ungjilli?

Answer
12.17.2021

Në thelbin e tij, a ka të bëjë ungjilli me plotësimin e nevojave tona? A përmbush ai dëshirën tonë për kuptim? A e transformon shoqërinë? A na mëson të jetojmë jetë më të mirë? A i ngre të varfrit? A na bën të pasur dhe të shëndetshëm?

Të gjitha këto ide rreth ungjillit, kapen pas një problemi të perceptuar dhe thonë: “Ky është qëllimi i ungjillit!” A është ndonjëra prej këtyre gjërave vërtet qëllimi i ungjillit? A është ndonjëra prej këtyre gjërave problemi themelor që trajtohet prej ungjillit?

Bibla thotë: “Jo, asnjëra prej këtyre” nuk është gjëja thelbësore që trajtohet prej ungjillit. Shumë qartë, Bibla na mëson se problemi themelor i njerëzimit është mëkati ynë dhe zemërimi i Perëndisë kundër nesh për shkak të mëkatit tonë.

  • “Kush mund t’i rezistojë indinjatës së Tij dhe kush mund të durojë zjarrin e zemërimit të Tij? Tërbimi i Tij derdhet si zjarr dhe shkëmbinjtë janë prej Tij të thërrmuara” (Nahumi 1:6).
  • “Sepse zemërimi i Perëndisë zbulohet nga qielli për çdo pabesi e padrejtësi të njerëzve, që mbysin të vërtetën në padrejtësi” (Romakëve 1:18). 
  • “Askush të mos ju gënjejë me fjalë të kota, sepse, për shkak të këtyre gjërave, vjen zemërimi i Perëndisë mbi bijtë e mosbindjes” (Efesianëve 5:6).
  • “Dhe mbretërit e dheut, dhe të mëdhenjtë, dhe të pasurit, dhe komandantët, dhe të fuqishmit, dhe çdo skllav e çdo i lirë, u fshehën nëpër shpella dhe nëpër krepat e maleve, dhe u thoshin maleve dhe shkëmbinjve: ‘Bini mbi ne dhe na fshihni nga fytyra e atij që rri mbi fron dhe nga zemërimi i Qengjit, sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tij; dhe kush mund të qëndrojë?’”

Problemi themelor që trajton ungjilli, është zemërimi i Perëndisë kundër mëkatit tonë. Jezusi vdiq në kryq si pajtim, si flijim që largon zemërimin e Perëndisë (Romakëve 3:25; 1 e Gjonit 2:2; 4:10), në mënyrë që ne të shpëtohemi përmes besimit në Të.


Përktheu: Asim Hamza | Redaktoi: Linea Simeon | Kryeredaktore: Vilma Dina

Shënim: Ju mund ta shpërndani këtë material, pa ndryshuar aspak përmbajtjen. Sigurohuni të citoni “botuar me leje nga dritez.al” dhe vendosni hallkën (linkun) e këtij artikulli nga faqja jonë në internet.

 

© dritez.al 2020


Ky artikull u përkthye dhe u botua fillimisht nga Qendra IGNIS. Vizitoni faqen e tyre në internet për materiale të ngjashme.

More answers tagged as: