Cili është problemi më themelor që trajtohet nga ungjilli?

12.17.2021

Në thelbin e tij, a ka të bëjë ungjilli me plotësimin e nevojave tona? A përmbush ai dëshirën tonë për kuptim? A e transformon shoqërinë? A na mëson të jetojmë jetë më të mirë? A i ngre të varfrit? A na bën të pasur dhe të shëndetshëm? Të gjitha këto ide rreth ungjillit, kapen pas […]

Si ta sjellim ungjillin në kontekstin tonë në mënyrë biblike?

12.17.2021

Hiq dorë nga të drejtat e tua. Apostulli Pal kishte të drejtën të hante mish, të merrte me vete një bashkëshorte besimtare dhe të pranonte mbështetje financiare. Megjithatë, ai hoqi dorë nga këto të drejta, në mënyrë që të mos vendoste asnjë pengesë në shtegun e ungjillit (1 e Korintasve 9:4-18). Edhe ne duhet të […]

Si të bësh dallimin mes kontekstualizimit legjitim dhe kompromisit jobiblik?

12.17.2021

Rregulli më i mirë bazë për të përcaktuar se çfarë është kontekstualizimi biblik dhe çfarë është kompromisi jobiblik është pyetja: A e bën kjo gjë më të qartë skandalin e ungjillit? Nëse po, është kontekstualizim biblik. Nëse jo, është kompromis jobiblik. Në pamje të parë, praktikat kulturore si heqja e këpucëve brenda në shtëpi apo […]

Bërja e dishepujve është krishterim normal

Nga Erik Raymond | 12.17.2021

Cila është puna juaj si i krishterë? Nëse Perëndia do t`ju jepte një përshkrim pune për jetën e krishterë, çfarë do të shkruante në të? Në thelb të punës së të krishterit është detyra e dishepullimit. Këtë gjë e lexojmë qartë në fjalët e Zotit tonë para se të ngjitej në qiell: Pastaj Jezusi u […]

Konvertimi dhe historia e Izraelit

Sot, pothuajse të gjithë theksojnë se ajo që thuhet në Bibël është një histori dhe me të drejtë thonë kështu. Shpesh është karakterizuar si historia e krijimit, rënies, shëlbimit dhe përmbushjes. Kalon nga krijimi te krijimi i ri. Ku futet konvertimi në këtë histori? Ai i përket pjesës që përfshin shpengimin. Sigurisht, konvertimi nuk është […]

Çfarë është konvertimi?

12.16.2021

Konvertimi është një kthesë në formë U-je në jetën e një personi. Është kthimi i gjithë qenies së njeriut larg mëkatit dhe vajtja te Krishti për shpëtim. Nga adhurimi i idhullit tek adhurimi i Perëndisë. Nga vetëjustifikimi te justifikimi i Krishtit. Nga vetësundimi te sundimi i Zotit. Konvertimi është procesi që ndodh kur Zoti zgjon […]

Çfarë kërkon Urdhërimi i Madh nga kishat lokale?

12.16.2021

Në mënyrë që ta përmbushin urdhrin e Jezusit për të bërë dishepuj nga të gjitha kombet (Mateu 28:19), kishat duhet: Ta predikojnë Ungjillin pa pushim. Nëse një kishë dëshiron të ungjillëzojë botën, ajo duhet ta fillojë duke ungjillëzuar fqinjët e saj. Hapi i parë: predikojeni qartë ungjillin në çdo shërbesë publike të kishës! T’i mësojnë […]

Çfarë quajmë sukses në misione dhe si e matim atë?

12.16.2021

Bibla na i mëson disa gjëra me qartësi të madhe. Rezultatet në misione vijnë nga Perëndia, jo nga instrumenti njerëzor. “Unë mbolla, Apoli ujiti, por Perëndia i rriti. Kështu, pra, as ai që mbjell, as ai që ujit, nuk është gjë, por Perëndia që rrit” (1 e Korintasve 3:6-7).  Roli ynë është ta shpallim me […]

Çfarë quhet sukses në shërbesë? Si mund të matet ai?

12.16.2021

Kjo është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje, sepse në lojë janë parimet konkurruese. Matja e të mbinatyrshmes? Frytshmëria e të mbinatyrshmes nuk mund të matet gjithmonë. Suksesi është i barabartë me besnikërinë. Një nga kriteret tona më të rëndësishme për matjen e suksesit duhet të jetë fakti nëse një burrë po e […]

Gjashtë mënyra për t’i dhënë bashkësisë sate siguri të rreme

Nga Mike McKinley | 12.16.2021

Si pastor, unë ndërveproj me shumë njerëz që përpiqen të kenë besim në vërtetësinë e konvertimit të tyre. Në mendjen e tyre, mëkati u rri afër dhe dështimet e tyre janë gjithmonë pranë. Shumicën e kohës unë konstatoj se këta janë vëllezër dhe motra besnikë që kanë nevojë për ngushëllim dhe siguri. Por, në shumë […]

  • Page 2 of 3
  • 1
  • 2
  • 3